Përfaqësuesja e PD, Ina Zhupa vizitoi të shtëpinë e rindërtuar të Shaqir Kasmi.
Shtëpia e tij u ndërtua nga kontributet e degës 8 të PD.
Zhupa deklaroi se bashkia nuk e ndihmoi Kasmin edhe pse është invalid.
“Çdo shqiptar duhet ta dijë që pas 25 prillit fillon një qeverisje e re, një qeverisje që do të kujdeset për të pamundurit, për ata që nuk kanë mundësi të shkojnë vetë në zyrat e shtetit, për ata që nuk kanë mundësi të shtyjnë muajin duke i dhënë gjiçka që i takon dhe shtetit që i takon kujdestar i interesave të tyre dhe jo kujdestar i një grupi njerëzish, oligarkësh duke ngrënë darka e dreka në Dubai, ndërkohë që ju nuk keni me çfarë të shtyni muajin nëse nuk ju ndihmojnë fqinjë dhe bamirës që të kaloni këtë gjendje.”, u shpreh Zhupa.