Partia Demokratike përshdëndeti sot nismën e mjekëve kundër vendimit të ministrisë së Shëndetësisë për të transferuar sallat e operacionit të urgjencës në QSUT nga kati 0 në kat të katërt, pa u konsultuar më parë me mjekët.
Në një letër publike, firmosur nga mjekët e QSUT-së, ata kërkojnë që të paktën një sallë operacioni e urgjencës në katin 0 të mbetet e hapur për të përballuar urgjencat ekstreme dhe operacionit me kontaminim të lartë, në mënyrë që të shmanget kontaminimi i gjithë spitalit.
Ish-deputeti Tritan Shehu e quajti vendimin e ministrisë si një tentativë për të shkatërruar gradulisht shërbimin e urgjencës në QSUT:
“Të gjitha këto vendime arbitrare, së bashku me uljen drastike të kapaciteteve të kirurgjive, pa asnjë konsultë e diskutim me specialistët, ndesh dhe me Strategjinë e zhvillimit të QSUT të miratuar në mënyrë transparente, dëmtojnë rënde atë shërbim në nivel kombëtar, cilësinë e atij ndaj pacientëve, pa folur këtu për dëmin ekonomik.”