
Lista e kandidatëve për deputetë e Partisë Demokratika, përveç të propozuarve nga anëtarësia, do të ketë dhe prurje të reja nga jashtë.
Sekretari i PD për Çështjet Zgjedhore, Ivi Kaso deklaroi, mbrëmjen e së hënës, se shumë kandidatë do të jenë nga jashtë ‘nga bota akademike dhe fusha të tjera.’
Sipas tij, këto janë personazhe që shpeshherë anëtarësia nuk i njeh dhe ndaj nuk i propozon në lisat e saj, pasi ka tendencën për të votuar ata që ka në krah.