PD nis të hënën betejën në Kolegjin Zgjedhor

PD nis të hënën betejën në Kolegjin Zgjedhor

Partia Demokratike njoftoi të dielën, përmes avokatit të saj Logut, se do të niste të hënën betejën për përsëritjen e zgjedhjeve në Kolegjin Zgjedhor.

Logu akuzoi sërish KAS-in si vegël të Ramës për mospranim të provave të PD-së.

Sipas tij, PD-ja ka ofruar prova për blerje masive e votës, lëshim të mbi 10.003 lejeve të legalizimit, punësimit të mbi 3.000 punonjësve të rinj në administratë qëndrore; miliona € për paga shtesë, mdihmë ekonomike e pagesa për tërmetin si dhe shtimin e tenderave publikë,  fletët e pavlefshme të votimit dhe vjedhjen e të dhënave personale.

Në çdo rast, ne i qëndrojmë besnik angazhimit tonë solemn para të gjithë shqiptarëve: beteja do të vazhdojë në çdo front, me të gjitha mjetet dhe mundësitë që ekzistojnë,” shkruan Logu.

Ai shton se tani i takonte Kolegjit të vendoste nëse do të pranojë pronat.

Kujtojmë se KAS ka rrëzuar kërkesën e opzoitës për shpallje të pavlefshme e ripërsëritje të zgjedhjeve në qarqet Gjirokastër, Vlorë, Berat, Tiranë, Durrës dhe Shkodër.

 

Lajme te ngjashme

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>