Partia Demokratike nisi, të premten, fushatën elektorale, me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë,përzgjedhur nga anëtarësi.
Nga selia e PD-së në Kukës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi theksoi se qytetarët kanë mundësinë të shohin dallimin mes PD-së që poi lë në dorë qytetarëve të zgjedhë kandidatë për deputetë, dhe partisë së Ramës që ‘kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe shokët e tij’.
Bardhi ftoi të gjithë demokratët që të përfshihen në procesin e zgjedhjes së kandidatëve, pasi ata do të jenë përfaqësuesit e tyre në kuvend.
Ai theksoi rëndësinë e këtij procesi jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë sepse jep një model demokratik për mënyrën se si funksionon një parti politike.