PD nis zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Bardhi: Ja ku ndryshojmë nga PS-ja

Nga Exit News
PD nis zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, Bardhi: Ja ku ndryshojmë nga PS-ja

Partia Demokratike nisi, të premten, fushatën elektorale, me përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë,përzgjedhur nga anëtarësi.

Nga selia e PD-së në Kukës, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi theksoi se qytetarët kanë mundësinë të shohin dallimin mes PD-së që poi  lë në dorë qytetarëve të zgjedhë kandidatë për deputetë, dhe partisë së Ramës që ‘kandidatët i përzgjedh në bashkëpunim me Niçen dhe shokët e tij’.

Bardhi ftoi të gjithë demokratët që të përfshihen në procesin e zgjedhjes së kandidatëve, pasi ata do të jenë përfaqësuesit e tyre në kuvend.

Ai theksoi rëndësinë e këtij procesi jo vetëm për Partinë Demokratike, por edhe për Shqipërinë sepse jep një model demokratik për mënyrën se si funksionon një parti politike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>