
Partia Demokratike është shprehur, përmes një mesazhi të prerë në rrjetet sociale, se nuk do të ketë bashkëqeverisje mes PD dhe PS pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Faqja e PD në Twitter shkruan se opozita do t’i fitojë zgjedhjet dhe do të largojë qeverinë.
Komenti i plotë si vijon:
“Le të jemi shumë të qartë për këtë: Ne do të fitojmë zgjedhjet me 25 prill dhe do ta largojmë këtë qeveri të keqe. Nuk do të ketë bashkëqeverisje ndërmjet PD dhe PS.✌️.”