
Partia Demokratike nuk tërhiqet nga kushti i saj për qeveri tranzitore.
Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi deklaroi se ai mbetet kusht i panegociushëm.
“Qeveria tranzitore është e padiskutueshme për ne. Ne duam të jemi me shqiptarët dhe jo me Ramën, që do të mbushë kutitë, sic ndodhi më 2017”
Ndërkohë ai pohoi se opozita ka propozuar futjen e teknologjisë në zgjedhje, identifikim dhe votim elektronik, gjë që sipas tij është e mundshme për tu zbatuar.
“Opozita propozon që të futet teknologjia në votim. Pra, identifikim elektronik dhe votim në mënyrë elektronike. Është e mundshme për t’u zbatuar. Ne duam identifikim teknologjik për të gjithë Shqipërinë.”
Më herët, Këshilli nuk pati dakortësi për këtë çështje të propozuar nga opozita.