PD padit Evi Kokalarin për shpifje

Nga Exit News
PD padit Evi Kokalarin për shpifje

Partia Demokratike njoftoi se do të padisë për shpifje Evi Kokalarin, aktivisten shqiptaro-amerikane të ftuar nga Berisha në “Foltoren” e tij pasi ajo akuzoi Lulzim Bashën se ka një dosje në SHBA kundër tij për fshehje të parave për lobim.

PD akuzon Kokalarin si bashkëpunëtore të Edi Ramës pasi “ricikloi” tezat e tij, se PD fshehu burimin e parave me të cilat financoi lobimin në qeverinë amerikane.

Në “Foltoren” e Berishës në Durrës, Kokalaroi deklaroi se Sali Berisha është shkëmbyer me një dosje për korrupsion të Lulzim Bashës që ekziston në SHBA dhe Shqipëri.

Ajo akuzoi Bashën se fshehu fondet që sillte në SHBA për të lobuar për PD.

Sipas saj për këtë Bashës iu hoq e drejta e vizës nga SHBA për disa vite ndërkohë që dosja është mbyllur me kushtin që ai të nxirrte nga Grupi Parlamentar Sali Berishën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>