PD padit në SPAK Beqajn, Manastirliun e 11 të tjerë për koncesionin e kontrollit shëndetësor

PD padit në SPAK Beqajn, Manastirliun e 11 të tjerë për koncesionin e kontrollit shëndetësor

Partia Demokratike paditi pranë SPAK  zyrtarët publik dhe pronarët, përgjegjës për koncesionit e Kontrollit Shëndetësor Falas (Check-Up).

Personat e kallëzuar nga PD janë ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manstirliu dhe aksioneren e kompanisë përfituese të check up-it, Vilma Nushi, Rudina Degjoni, drejtoreshs e përgjithshme e FSDKSH, Altin Fani, adminsitrator i kompanisë 3D Logistic dhe Astrit Beci, ish-drejtor i FSDKSH.

Personat e mësipërm akuzohet se nuk kanë kontrolluar nëse kompania koncesionare ka kryer ose jo investimet e përcaktuara në kontratë, në këmbim të përfitimeve financiare.

Ky është koncesioni i dytë në shëndetësi që do të hetohet nga SPAK. Më parë, me nismën qytetare nga nisma Thurje, u dërgua për hetim koncesioni i sterilizimit.

Qeveria ka dhënë me koncesion 4 shërbime shëndetësore, ku përveç checkup-it dhe sterilizimit, janë edhe dializa dhe laboratorët. Pavarësisht akuzave për korrupsion e klientelizëm, Kryeministri Rama i mbron koncesionet si politika e duhur dhe më e mirë për shëndetësinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>