PD padit në SPAK për manipulim votash grupin e kryesuar nga Taulant Balla

Nga Exit News
PD padit në SPAK për manipulim votash grupin e kryesuar nga Taulant Balla

Drejtuesi Politik i Qarkut të Elbasanit, Gazmend Bardhi, me anë të një deklarate për shtyp, ka bërë me dije se PD ka kallëzuar në SPAK një grup me në krye taulant Ballën, të akuzuar për manipulim votash.

Ai njoftoi se PD ka dorëzuar dosjen e plotë ranë SPAK për 43 shtetas, me akuzat për “Grup të Strukturuar Kriminal”, “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Marrja ose përdormi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit”, dhe “Shpërdorimi i autoritetit policor”.

Bardhi tha PD do të shfrytëzojë çdo instrument ligjor për të ndërshkuar tentativat për blerje vote.

Mos kini ansjë iluzion se jeni të paprekshëm. Ata që mendojnë se janë të paprekshëm, do të shohin se pas 26 prillit do të humbin jo vetë privilegjet e paligjshme, por edhe lirinë,” u shpreh ai.

Bardhi tha se ligji do të bjerë mbi këdo që sfidon drejtësinë.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme