Partia Demokratike (PD) ka shpalosur programin e saj ekonomik për bujqësinë. Këshilltari ekonomik i PD-së Dorian Teliti tha të dielën se plani i PD-së përfshin:
100 milione euro në vit subvencione për fermerët vendas (20 here me shume sesa jepet sot),
50 milione euro në vit investime te infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit
Përdorimi i karëts së identitetit në vend të numrit të indetifikimit të taksave (NIPT).
Heqja e taksës Rama prej 24 leke për litër karburantë.
“Ndonese bujqesia perfaqeson 20% te ekonomise shqiptare, ndonese ne kete sektor operojne mbi 350mije fermere te vegjel e te mesem, ndonese ne kete sektor jane te punesuar dhe te vetepunesuar mbi 460 mije persona, shperfillja e qeverise e ka demtuar ndjeshem kete sektor mjaft te rendesishem”, shkruan Teliti në një postim në Facebook.