PD paraqet provat për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër

Nga Exit News
PD paraqet provat për ripërsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër

Partia Demokratike e akuzoi qeverinë se përmes vendimeve për investime dhe rritje pagash ka deformuar votën e zgjedhësve në Gjirokastër në 25 prill.

Në argumentimin e kërkesës ankimore, PD listoi edhe vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe infermierëve apo rritjen e fondit të investimeve për bujqësinë.

Gjithashtu, PD akuzoi ministrin Bledi Çuçi për bashkëpunim me krimin e organizuar. “Drejtuesi i fushatës ishte Arianit Arapi ish-shefi i policisë i akuzuar për lidhje me Emiljano Shullazin”, u shpreh avokati i PD-së.

PD argumentoi se:

Kandidatët e PS-së promovuan investime publike në periudhën para zgjedhjeve.

Ministrat vazhduan me angazhimet e tyre gjatë fushatës duke u shfaqur me maska dhe bluza me numrin 12.

Nëpunësit civilë u vendosën në presion për të mbështetur PS në të kundërt do të shkarkoheshin nga puna.

Punësimi në sektorin publik u rrit ndjeshëm.

Emigrantët dhe të infektuarve me COVID iu mohua e drejta e votimit.

Modeli i fletëve të votimit me numra dhe jo me emra solli një numër të madh fletësh të pavlefshme. Qytetarëve u mbeti një kohë e shkurtër për të mësuar praktikat e votimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>