PD përballë PS—rezultatet kokë më kokë të zgjedhjeve të 25 prillit

Nga Exit News
PD përballë PS—rezultatet kokë më kokë të zgjedhjeve të 25 prillit

Pa aleatët, Partia Demokratike vlerësohet se ka marrë rreth 35,46% të votave në të gjithë vendin, në zgjedhjet e 25 prillit.

Ky rezultat është rreth 50 mijë vota më i ulët se ai i vitit në 2009 (610 463 vota), por rreth 30 mijë vota më i lartë se ai i vitit 2013 (528 373).

Viti 2017 është një rezultat shumë i ulët, me të gjithë aleatët, PD mori vetëm rreth 456 481 vota.

PD NDER VITE

Në përqindje, në vitin 2009, PD mori rreth 40,19% të votave totale në vend, në vitin 2013 rreth 30,63% dhe në vitin 2021 rreth 34,43% të votës totale.

Koalicioni i PD-së në vitin 2021 ka marrë më pak vota (622 265 vota) se koalicioni i PD-së në zgjedhjet e vitit 2013 (680 677 vota) dhe edhe më pak se ato të vitit 2009 (712 745).

Në përqindje, në vitin 2021 koalicioni PD-AN mori rreth 39,43% të votave në vend përkundrejt rreth 39,46% në vitin 2013 dhe 46,92% në vitin 2009.

Koalicioni nder vite

PD e vetme ka marrë rreth 208 574 vota ose 37% më pak vota se PS (768 250) në zgjedhjet e fundit.

DIFERENCA PS DHE PD

Krahasuar me Partinë Socialiste, koalicioni opozitar PD-AN ka marrë rreth 146 mijë vota më pak. Në fakt, PS e vetme ka marrë 38 449 vota më shumë se koalicioni PD-AN dhe LSI të marra së bashku.

LEXO  Cilat vende po zbatojnë vaksinimin e detyrueshëm?

DIFERENCA PD DHE ALEANCA

Marrë nga emisioni ‘Me pak fjalë’, në Euronews.

1 koment

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>