Partia Demokratike ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama pas deklaratës së tij për bursën e energjisë.
Përmes Eno Bozdos, PD tha se Rama “mashtron për Bursën e Energjisë” dhe shtoi se “projekti është vetëm në 3D-të e famshme të qeverisë”.
Ai tha se bursa e qeverisë për të cilën foli kryeministri nuk ka punuar asnjë ditë.
“Kjo sepse mungon platforma e shkëmbimit të energjisë që është edhe zemra e kësaj Burse, platformës elektronike që shërben për kryerjen e transaksioneve në bursë”, tha Bozdo.
Kryeministri Edi Rama reagoi të mërkurën për prezantimin e PD për bursën e energjisë, duke ironizuar kryetarin e saj Lulzim Basha.
“Fli gjumë” i është drejtuar Rama kreut të PD, duke postuar një pjesë nga prezantimi i programit të PD.
Kryeministri publikoi dokumente që tregojnë se bursa është themeluar që më 23 tetor 2020.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha prezantoi të mërkurën programin e tij elektoral për Energjinë.