Partia Demokratike deklaroi se opinioni i Komisionit të Venecias faktoi qëllimin e kryeministrit Edi Rama për të kapur sistemin e drejtësisë, duke përshëndetur dhe qëndrimin e Presidentit Meta.
Në një deklaratë për shtyp, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho përgëzoi Presidentin Ilir Meta për qendresën e tij pavarësisht presioneve politike të qeverisë.
“Me vendimin e vet, Komisioni i Venecias e faktoi synimin e Edi Ramës për të kapur çdo organ të sistemit të drejtësisë, duke i grabitur Presidentit të drejtën kushtetuese për emërimin e anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Presidenti ka meritën se qëndroi në mbrojtje të Kushtetutës dhe nuk iu nënshtrua presionit kriminal të regjimit në ikje për kapjen e Gjykatës Kushtetuese.”
PD u shpreh se si ligji i medias ashtu dhe bllokimi i Gjykatës Kushtetuese janë vepër e kryenministrit Rama.
“Ligji i censurës është vepër e tij. Bllokimi i Gjykatës Kushtetuese është, gjithashtu, vepër e tij me qëllim kapjen e saj.”
PD theksoi se opinionet e Venecias treguan se 15 kushtet “nuk janë për Shqipërinë, por për Edi Ramën.”