PD përshendet vendimin e KiE për zgjedhjet vendore të 30 qershorit

PD përshendet vendimin e KiE për zgjedhjet vendore të 30 qershorit

Partia Demokratike përshëndeti sot vendimin e Këshillit të Europës, se zgjedhjet e 30 qershorit ishin jo demokratike dhë gërryen besimin e qytetarëve tek institucionet.

“Në emër të Partisë Demokratike, përshëndes qendrimin e Këshillit të Europës në mbrojtje të lirisë së votës. Që prej zgjedhjeve të manipulura të vitit 2017, shqiptarët nuk kanë një qeveri legjitime. Me votime të njëanshme, të manipuluara, pa garë, Edi Rama emëroi në krye të bashkive shërbëtorët e tij.

Disa prej tyre përfaqësojnë llumin e shoqërisë, janë trafikantë droge, fallsifikatorë apo hajdutë, të cilët duhet të ishin sot prapa hekurave, sepse kanë shkelur ligjin duke fshehur të kaluarën e tyre kriminale”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi në një deklaratë për shtyp.

Delegacioni i KiE vizitoi këtë javë vendin tonë. Në raportin e tyre përfundimtarë për zgjedhjet vendore të 30 qershorit, shkruhet se:

“Për fat të keq, zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi. Nuk ka demokraci funksionuese në nivelin e Shtetit pa një demokraci pluraliste dhe të gjallë në nivelin lokal”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>