Partia Demokratike të martën (8 shtator) publikoi videon e radhës të rasteve që ajo pretendon se nuk kanë marrë ndihmë për dëmet e tërmetit.
Përfaqësuesja e PD-së Ina Zhupa takoi Nikë Prendin, banorë në Kombinat.
Prendi i tregoi PD-së se prej 1 viti po jeton në një barake të ndërtuar me dërrasa.
Ai tha se Bashkia Tiranë nuk i ka dhënë çadër pavarësisht përpjekjeve të tij për ndihmë.
“Ne presim nga shteti por nuk ka shtet këtu. Unë kam frikë, kam frikë se s’do ma bëjnë shtëpinë”, tha banori për Partinë Demokratike.