PD premton 100 mln euro subvencione për fermerët nga viti i parë i qeverisjes

Nga Exit News
PD premton 100 mln euro subvencione për fermerët nga viti i parë i qeverisjes

Bujqësia dhe blegtoria do të jenë në fokus kryesor të Partisë Demokratike nëse ajo fiton zgjedhjet e 25 prillit. Kandidatët për deputetë, Grida Duma dhe Belind Këlliçi kanë zhvilluar sot takime të ndara me fermerë ku kanë theksuar mbështetjen që PD parashikon për ta nëse do të qeverisë.

Grida Duma tha nga fshati Boge i Kavajës se zotimi i PD është financimi me 50 milionë euro çdo vit për infrastrukturën bujqësore.

Ajo shtoi se mbështetja do të jetë me para në dorë “për çdo dynym toke të kultivuar dhe krerë në blegtori”.

Ndërsa Belind Këlliçi deklaroi gjatë një takimi me një fermer në Vaqarr se në total planifikohet të jepen 100 milionë euro subvencione për bujqësinë prej vitit të parë të qeverisjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>