PD premton rritjen e mbështetjes për hapjen e bizneseve në bujqësi

Nga Exit News
PD premton rritjen e mbështetjes për hapjen e bizneseve në bujqësi

Partia Demokratike premtoi se do të mbështes qytetarët që kanë dëshirë të hapin një biznes të ri.

Të martën drejtuesja politike e PD në Tiranë, Grida Duma bëri një takim me fermerët në

Partia Demokratike do te japë subvencion të drejte për drejtë, tha Duma dhe shtoi se  “duhet të kthejmë rininë e të rrisim instrumentet e motivimin që të vijnë fëmijët në vendin e tyre”.

“Do te rrisim mbështetjen për hapjen dhe nxitjen e bizneseve në bujqësi. Shqipëria fiton me 25 Prill”, tha Duma.

Ndërsa Drejtuesi politik i PD  për qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi u premtoi banorëve të Elbasanit se PD “ka në plan që të bëjë një ndarje të re administrative dhe nuk është nevoja që banorët për çdo shërbim të drejtohen për në Elbasan”.

“Ne do të kërkojmë konsensus maksimal edhe nga opozita nesër, pas 25 prillit që ta rishikojmë ndarjen territoriale. Nëse nuk do të ketë konsensus, do ta bëjmë me referendum”, tha Bardhi.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme