Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dielën se anëtarët e PD-së do të votojnë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e viti 2021.
Kandidatët do të përzgjidhen sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. Udhëzimi për kryerjen e votimeve nga anëtarët e PD-së pritet të publikohet më 15 qershor.
Ky vendim është i pabazuar në Statutin e PD-së, pasi ai nuk parashikon procedurën ‘një anëtar, një votë’ për zgjedhjen e kandidatëve për deputet.
Statuti i PD-së parashikon se kandidatët për deputet “përzgjidhen dhe seleksionohen në bashkëpunim dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSH-së”.
Procedura që parashikon statuti është si më poshtë:
1-Konsultim me anëtarësinë;
2-Pas konsultimit me anëtarët, kryetarit i PD harton listat përfundimtare;
3-Kryesia miraton listën;
4-Kjo listë i kalon Këshillit Kombëtar për miratim.
Parashikimi i vetëm në statut për pjesmarrjen e anëtarësisë së PD në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, është konsultimi.
Konsultimi është term i papërcaktuar— është e paqartë mënyra dhe procedura— dhe rezultatet e tij nuk janë të detyrueshme për kryetarin dhe organet e Partisë Demokratike.
Në përfundim do të jetë kryetari i PD, ai që do të vendosi për kandidatët për deputet.
Mbetet e paqartë se mbi çfarë baze do të realizohet përzgjedhja e kandidatëve për deputet, me parimin një anëtar një votë, pa u ndryshuar më parë Statuti i partisë.