PD premton zgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia, por statuti nuk e parashikon

Nga Exit News
PD premton zgjedhjen e kandidatëve nga anëtarësia, por statuti nuk e parashikon

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi të dielën se anëtarët e PD-së do të votojnë për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e viti 2021.

Kandidatët do të përzgjidhen sipas parimit ‘një anëtar, një votë’. Udhëzimi për kryerjen e votimeve nga anëtarët e PD-së pritet  të publikohet më 15 qershor.

Ky vendim është i pabazuar në Statutin e PD-së, pasi ai nuk parashikon procedurën ‘një anëtar, një votë’ për zgjedhjen e kandidatëve për deputet.

Statuti i PD-së parashikon se kandidatët për deputet “përzgjidhen dhe seleksionohen në bashkëpunim dhe konsultim aktiv me anëtarët e PDSH-së”.

Procedura që parashikon statuti është si më poshtë:

1-Konsultim me anëtarësinë;

2-Pas konsultimit me anëtarët, kryetarit i PD harton listat përfundimtare;

3-Kryesia miraton listën;

4-Kjo listë i kalon Këshillit Kombëtar për miratim.

Parashikimi i vetëm në statut për pjesmarrjen e anëtarësisë së PD në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet, është konsultimi.

Konsultimi është term i papërcaktuar— është e paqartë mënyra dhe procedura— dhe rezultatet e tij nuk janë të detyrueshme për kryetarin dhe organet e Partisë Demokratike.

Në përfundim do të jetë kryetari i PD, ai që do të vendosi për kandidatët për deputet.

Mbetet e paqartë se mbi çfarë baze do të realizohet përzgjedhja e kandidatëve për deputet, me parimin një anëtar një votë, pa u ndryshuar më parë Statuti i partisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>