PD, program me 5 pika për nxjerrjen e fermerëve nga kriza

Nga Stafi i Exit
PD, program me 5 pika për nxjerrjen e fermerëve nga kriza

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi sot në Urën Vajgurore programin për zhvillimin e sektorit bujqësor, të cilin Zoti Basha e cilësoi “të kapur nga 5 grosistë miq të qeverisë dhe Kryeministrit”.

Takimi me fermerë dhe përfaqësues të biznesit, që u zhvillua sot, ishte pjesë e nismës së Kryetarit të PD-së “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Duke prezantuar idetë e opozitës për zhvillimin Zoti Basha tha:

“Shfrytëzimi i fermerit shqiptar për të favorizuar 5 grosistë, miq të qeverisë dhe kryeministrin, një bandë hajdutësh që pasurohen, kjo do të marrë fund që ditën e parë. Kjo krizë ka zgjidhje. Nuk është pa zgjidhje. Zgjidhja fillon nga një qeveri që ju dëgjon, nga një Kryeministër që ju dëgjon dhe kupton hallet tuaja. Është e lehtë të bësh spote e propagandë me paratë që u vjedh shqiptarëve në ekranet që financohen me paratë që u vidhen shqiptarëve.”

Më pas Kryetari i PD-së renditi me pika ndryshimet që ata kanë menduar për zhvillimin e sektorit të bujqësisë:

  1. Identifikim i fermerëve me Nr.Personal identifikimi, jo me NIPT biznesi.
  2. Çdo vit 100 milionë euro buxhet për subvencionim fiks dhe të drejtpërdrejtë për çdo tonelatë prodhimi.
  3. Çdo vit, minimumi, 50 milionë euro investime në infrastrukturë rrugore, sera, ara, kanale ujitëse e kanalizime.
  4. Bursa mbështetëse për arsim profesional për zonat rurale.
  5. Garanci për aksesin e prodhimit në treg, pa barrier, monopole, trarë, apo tarifa.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>