Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka publikuar një video reklamuese të përfitimeve të grupeve të caktuara, që ai mendon se do të përfitojnë nga taksa e sheshtë prej 9 përqind.
“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë të gjithë të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve”, shkroi Basha në Twitter, ditën e dielë.
Taksa e sheshtë prej 9 përqind është një nga premtimet kryesore të Partisë Demokratike, që prej vitit 2015.