
Përfaqësuesi i PD në KQZ, Ivi Kaso ka mbështetur modelin e fletës së votimit me ermat e kandidatëve, të propozuar nga Komisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi.
Në mbledhjen e sotme të KQZ-së, Kaso u shpreh se “kandidatët nuk mund të fshihen pas numrave”.
“Fleta e votimit duhet të jetë e qartë, e kuptueshme, dhe ta ketë të lehtë orientimin për subjektin dhe kandidatin. Njerëzit identifikohen me emra, dhe jo me numra”.
Kaso sulmoi e dhe PS-së për ndryshimin e Kodit Zgjedhor në mënyrë të njëasnshme:
“I hapët listat, ndërhytë në Kushtetutë në mënyrë të njëanshme, në Kodin Zgjedhor, me pretekstin për lista të hapura, lista të hapura ka kur kandidati identifikohet me emër dhe mbiemër”.