PD-PS, në ‘betejë’ për intelektualë

Nga Exit News
PD-PS, në ‘betejë’ për intelektualë

Këtë vit do të shohim një garë të vërtetë midis PD-së dhe PS-së për të futur në lista, “intelektualë” dhe profesionistë nga brenda dhe jashtë vendit.

Neritan Sejamini në emisionin “Me Pak Fjalë“, në Euronews, analizoi sistemin e ri të përzgjedhjes së deputetëve në PD, duke thënë se:

PD ka deklaruar se 20 përqind e listave do të futet nga jashtë partisë, PS ka shkuar një hap më tej duke i bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të aplikojnë për t’u bërë deputetë socialistë.

Ndërkohë, futja e figurave jo-partiake është bërë një nga klishetë kryesore për përmirësimin e imazhit nga partitë politike.

Këto figura të reja do të ngjallin shumë kuriozitet, dhe ndoshta mund të sjellin një mënyrë të re të bërjes së politikës.

Por gjasat më të mëdha janë që ky katapultim arbitrar pak para zgjedhjeve të jetë një tjetër imitim i dështuar i KOP-it për qëllime propagande.

Problemi i hartimit të listave me kandidatë deputetë u bë kur deputetët e rinj në 2017-ën, nuk sollën ndonjë ndikim apo kontribut në politikë, duke arritur kulmin pas futjes në Kuvend të kandidatëve të fundit të listave të PD-së dhe LSI-së.

Për të gjitha këto arsye, lista demokrate 2017, e nxori në shesh, lakuriq, problemin e kryetarëve që emërojnë deputetë.

Rezultati ishte vetëdijësimi publik për uljen e pushtetit të kryetarëve, të paktën duke vendosur për lista të hapura zgjedhore.

Vetë Basha u detyrua të pranonte publikisht se zgjedhja e 2017-s të ishte e gabuar dhe të premtonte se ajo qasje nuk do të përsëritej më.

Pas hezitimesh dhe përsiatjesh, më në fund Basha propozoi një skemë të ndërlikuar për përzgjedhjen e kandidatëve, ku nga 3648 kandidatura të propozuara në mbledhjet e organizatave të PD-së, numri u ul në 381 kandidatë për deputet.

Eleminimi i parë i kandidatëve për deputetë u krye nga Komisioni i përzgjedhjes i përbërë nga Genc Ruli, Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Enriketa Papa.

Nga 3648 kandidatë e propozuar nga anëtarësia, Komisioni përzgjodhi 1000, të cilët më pas plotësuan një formular vetëdeklarimi, dhe numri u zvogluan në 400.

400 kandidatët për deputet ju nënshtruan votimit kundra të anëtarësisë. Kështu, 52 mijë anëtarë e PD, reth 73 përqind e anëtarësisë arriti me votën kundra të eleminojë 19 kandidatë.

381 kandidatët e mbetur do të vlerësohen nga komisioni përzgjedhës dhe do të zvoglohen në 220-260 kandidatë.

Dhe në fund 20 përqind e listës përfundimtare do të mbushet pa asnjë procedure, me emra jashtë partie, të përzgjedhur në mënyrë arbitrare nga Kryetari apo kryesia e partisë.

Por, ky votim eksperimental, përveç emrave të rinj, shënoi edhe disa probleme:

Së pari, tregoi rolin e kufizuar që i është dhënë anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve përmes votimit negativ: me këtë lloj votimi anëtarësia mundi të ndikonte më pak se 5 përqind të listave.

Së dyti, procesi u shënua nga raste konkurrimi të pandershëm, veçanërisht nxitjen në e anëtarëve për të votuar kundër rivalëve.

Së treti, procesi nuk u shqua për transparencë në numërimin e votave.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>