PD publikon dokumentet, akuzon sërish Veliajn për shkelje në rindërtim

Nga Exit News
PD publikon dokumentet, akuzon sërish Veliajn për shkelje në rindërtim

Partia Demokratike ka publikuar, të mërkurën, dokumente të tjera dhe ka akuzuar Bashkinë e Tiranës se po i rindërton shtëpinë dikujt që ka prona të tjera.

Të martën, PD akuzoi Bashkinë Tiranë dhe i kërkoi të publikonte dokumentet për këtë akuzë.

Zëdhënësja e PD Ina Zhupa pretendoi të martën se reagimi i bashkisë nuk vërteton me dokumente se personi të cilit bashkia po i rindërton shtëpinë nuk ka prona të tjera, siç pretendon PD.

Ndërkohë të mërkurën ajo ka thënë se “në pritje të publikimit nga Bashkia Tiranë të pronave të tjera të Luli Agës që Bashkia po i rindërton shtepinë, po i publikojmë ne”.

PD pretendon se Bashkia Tiranë tentoi të fshihej pas pronësive të Lulzim Ali Agës dhe Lulzim (Luli) Shaban Agës.

Kreu i Bashkinë Tiranë reagoi të martën duke thënë se PD ka ngatërruar personat.

Ndërsa PD tha të mërkurën se vila e Luli Shaban Agës është ndërtuar pa leje fillimisht si shumica e pronave në Tiranë dhe është në proçes legalizimi ku sot ai banon dhe është pa dëmtime.

Në një postim në Facebook zëdhënësja e PD Ina Zhupa shkruan:

“Bashkia Tiranë mendoi se investigimi jonë nuk ishte aq i thellë sa të zbulonim edhe identitetin pronësore, me emrat e bëra lemsh dhe ndërtimet e Lulzim Agës, pikërisht atij që shfaq në Facebook Veliaj dhe që po i rindërtohet shtëpi ajo që përdorte për kasolle lopësh”.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme