Partia Demokratike publikoi sot dokumentet që vërtetojnë dënimin me burg të Krytarit të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj në Greqi.
Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, në një deklaratë për shtyp, publikoi dokumentin nga Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg Ismailajn më 25 shkurt të vitit 2000.
Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.
Këtë dënim Qerim Ismailaj nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit siç e parashikon ligji i dekriminalizimit.
Për këtë dënim, PD i ka kërkuar prokurorisë hetimin e të shkuarës së Ismailajt.
Në rast se akuzat e opozitës verifikohen nga prokuroria, Qerim Ismailaj nuk mund të shërbejë më si kryebashkiak dhe duhet të ndiqet penalisht nga prokuroria.
Pyetur nga gazetarët, Qerim Ismailaj i mohoi akuzat e Partisë Demokratike duke deklaruar: “Nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast të vetëm, absolutisht.”