PD publikon dokumentet e dënimit në Greqi të kryebashkiakut të Mallakastrës

Nga Exit News
PD publikon dokumentet e dënimit në Greqi të kryebashkiakut të Mallakastrës

Partia Demokratike publikoi sot dokumentet që vërtetojnë dënimin me burg të Krytarit të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj në Greqi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, në një deklaratë për shtyp, publikoi dokumentin nga Gjykata e Kiosit e ka dënuar me 3 vite burg Ismailajn më 25 shkurt të vitit 2000.

Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Këtë dënim Qerim Ismailaj nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit siç e parashikon ligji i dekriminalizimit.

Për këtë dënim, PD i ka kërkuar prokurorisë hetimin e të shkuarës së Ismailajt.

Në rast se akuzat e opozitës verifikohen nga prokuroria, Qerim Ismailaj nuk mund të shërbejë më si kryebashkiak dhe duhet të ndiqet penalisht nga prokuroria.

Pyetur nga gazetarët, Qerim Ismailaj i mohoi akuzat e Partisë Demokratike duke deklaruar: “Nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast të vetëm, absolutisht.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>