PD publikon dosjen e dënimit të vëllait të ministrit Xhafajt

PD publikon dosjen e dënimit të vëllait të ministrit Xhafajt

Partia Demokratike akuzoi sot ministrin Xhafaj se i po mbron nga kryerja e dënimit vëllain të tij Agron Xhafaj, i dënuar në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Në një konferencë për shtyp, deputeti Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi publiuan dokumentet që vërtetojnë se vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge, por duke qenë se ndodhet në arrati nuk ka kryer asnjë ditë të dënimit

“Xhafaj gënjen dhe është plotësisht në dijeni se vëllai i tij Agron Xhafaj, alias Goni është dënuar me vendim gjyqësor në Itali dhe se nuk ka vuajtur asnjë ditë nga dënimi i dhënë, duke jetuar nga 2013 e këtej në Shqipëri.

Xhafaj ka jo vetëm përgjegjësi politike e morale, por dhe ligjore. Sipas legjislacionit në fuqi një nga detyrat kryesore të policisë së Shtetit është identifikimi i personave të dënuar me vendim gjyqësor në mungesë.

Është detyrë e ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në policinë e Shtetit të identifikonin Agron Xhafaj dhe të arrestohej për të vuajtur dënimin.”

Sipas dokumenteve të bëra publike sot, Agron Xhafaj është dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata e lartë italiane me 7 vjet e dy muaj burg. Agron xhafaj është dënuar si pjesëtar I një organizate narkotrafiku që vepronte midis Shqipërisë, Italisë, Polonisë e SHBA-së:

 “Nga shqyrtimi i dosjes penale të Agron Xhafajt rezulton se me vendimin nr 2232, datë 25 shtator 2012 të Gjykatës së Kasacionit, Gjykata e Lartë e Republikës së Italisë është rrëzuar ankimi i shtetasit Agron Xhafaj duke lënë në fuqi dënimin e tij me 7 vjet e 2 muaj burgim të dhënë me vendimin e datës 12 tetor 2008 nga gjykata e shkallës së parë Lece, lënë në fuqi me vendimin e gjykatës së Apelit Lece të datës 25 janar 2011. Për pasojë Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj është dënuar me vendim të formës së prerë.”

Përveç akuzave dhe publikimit të dokumente, Partia Demokratike i ka drejtuar ministrit Xhafaj një sërë pyetjesh lidhur me mbrojtjen që Agron Xhafaj po merr në Shqipëri. Ndër të tjera PD kërkon të dijë:

  – A e ka përfshirë Fatmir Xhafaj vëllain e tij Agron Xhafaj në listën e personave me rekorde kriminale?

 – Pse ai jeton i lirë në territorin shqiptar, ndërkohë që rezulton i dënuar për trafik droge në Itali dhe nuk ka vuajtur asnjë ditë të dënimit të tij?

 – A është ai person i skeduar dhe nën vëzhgim nga Policia e Shtetit për shkak të aktivitetit të tij të mëparshëm në trafikun e drogës?

 – A është familja “Xhafaj” një nga familjet mafioze që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë?

 – A ka operacioni “Forca e Ligjit” ka efekt mbi vëllain e Ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj të dënuar për trafik droge, apo ai është i paprekshëm sa kohë Ministër i Brendshëm dhe drejtues i operacionit është Fatmir Xhafaj?

 – Pse nuk ka përmbushur përgjegjësitë e tij ligjore Ministri i Brendshëm, për të kërkuar identifikimin e këtij shtetasi dhe për të verifikuar nëse është apo jo i dënuar?
– Pse nuk ka kërkuar nisjen e procedurave për arrestimin dhe më pas ekstradimin e tij në Itali, siç ka vepruar për shtetas të tjerë?

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>