PD publikon kallëzimin për tre persona të akuzuar manipulim të zgjedhjeve

Nga Exit News
PD publikon kallëzimin për tre persona të akuzuar manipulim të zgjedhjeve

Partia Demokratike publikoi sot kallëzimin penal të bërë para disa javësh për tre persona në njësinë 8 në Tiranë të cilët akuzohen për manipulim të zgjedhjeve.

Përmes një dekalrate për shtyp, Belind Këlliçi deklaroi se katër persona kanë krijuar në rrugën “Qemal Stafa”, Njësia administrative nr. 8 në Tiranë, në lokalin e quajtur “Lokali Nelit” një strukturë të mirëfilltë të blerjes së votës, shantazhit dhe kërcënimit, si dhe mbledhjes së kartave të identitetit.

Kelliçi  u shpreh se prej më shumë se 1 muaji, SPAK-ut i janë vënë në dispozicion numrat e tyre të telefonit dhe zona ku veprojnë për të shpërndarë para për blerjen e votave, por ata u lanë të lirë të deformojnë vullnetin e zgjedhësve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>