
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj për propagandë drejtuar nxënësve të shkollave, të cilët nuk i ka pajisur me ambjente të sigurta dhe kontrollet e nevojshme.
Zhupa ka publikuar një letër që kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka shkruar drejtuar nxënësve, duke paralajmëruar se ajo do të gjendet mbi bangën e çdo nxënësi në Tiranë.
Letra – që i numëron nxënësve se sa shkolla do ndërtojë bashkia dhe qeveria pas tërmetit dhe tregon mbi lumturinë e Veliajt për projektin e piramidës – sipas Partisë Demokratike duhet të ishte zëvendësuar me maska dhe dezinfektant për nxënësit dhe mësuesit, për të mos i shtuar atyre kostot.