Partia Demokratike ka akuzuar të dielën qeverinë Rama se ka vënë në krye të policisë së shtetit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit gjatë diktaturës komuniste.
Në një deklaratë për shtyp, ish-deputeti Klevis Balliu ka publikuar një listë më rreth 20 policë, në poste kyçe në Policinë e Shtetit që kanë qenë oficerë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit:
“Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.
Nën drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet.”
Balliu përmendi dhe rastin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka, i cili megjithëse ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit, kaloi me sukses vetingun e policisë, në shkelje të ligjit:
“Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.”
Balliu premtoi se në qeverinë e drejtuar nga PD-ja, ligji do të zbatohet dhe sigurimsat e diktaturës nuk do të ketë vend në policinë e shtetit.
Lista e policëve që sipas PD-së kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit:
- Xhavit Shala
- Gani Zeneli
- Besnik Shehaj
- Artan Shkembi
- Xhevahir Karaj
- Nikoll Rica
- Ilirjan Mandro
- Ylli Vasili
- Mehdi Çanga
- Kastriot Skenderaj
- Krenar Muço
- Arjan Feri
- Andon Marko
- Sadri Ramça
- Agim Hoxha
- Bedri Hasanaj
- Bilal Semanaj
- Myseret Hasanbelli
- Zija Sulaj