PD publikon listën me 19 zyrtarë të policisë, oficerë e bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit

Nga Exit News
PD publikon listën me 19 zyrtarë të policisë, oficerë e bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit

Partia Demokratike ka akuzuar të dielën qeverinë Rama se ka vënë në krye të policisë së shtetit bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit gjatë diktaturës komuniste.

një deklaratë për shtyp, ish-deputeti Klevis Balliu ka publikuar një listë më rreth 20 policë, në poste kyçe në Policinë e Shtetit që kanë qenë oficerë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit:

“Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.

Nën drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet.”

Balliu përmendi dhe rastin e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka, i cili megjithëse ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit, kaloi me sukses vetingun e policisë, në shkelje të ligjit:

“Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.”

Balliu premtoi se në qeverinë e drejtuar nga PD-ja,  ligji do të zbatohet dhe sigurimsat e diktaturës nuk do të ketë vend në policinë e shtetit.

Lista e policëve që sipas PD-së kanë qenë bashkëpunëtor të Sigurimit:

  1. Xhavit Shala
  2. Gani Zeneli
  3. Besnik Shehaj
  4. Artan Shkembi
  5. Xhevahir Karaj
  6. Nikoll Rica
  7. Ilirjan Mandro
  8. Ylli Vasili
  9. Mehdi Çanga
  10. Kastriot Skenderaj
  11. Krenar Muço
  12. Arjan Feri
  13. Andon Marko
  14. Sadri Ramça
  15. Agim Hoxha
  16. Bedri Hasanaj
  17. Bilal Semanaj
  18. Myseret Hasanbelli
  19. Zija Sulaj

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>