PD publikon një dokument ku Erion Veliaj i kërkon Kuvendit 36 milionë euro për Teatrin Kombëtar

Nga Exit News
PD publikon një dokument ku Erion Veliaj i kërkon Kuvendit 36 milionë euro për Teatrin Kombëtar

Partia Demokratike ka publikuar një dokument ku tregohet se kreu i bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj i kërkoi Kuvendit 36 milionë euro për të ndërtimin e Teatrit Kombëtar.

Në një postim në Facebook, ish deputetja Jorida Tabaku shkruan se Veliaj i kërkon Kuvendit të ndërojë teatrin me kulla.

“Buxheti i shtetit ka 8 vite që përdoret për favore të një grupi të vogël njerëzish. Ka vite që taksat e shqiptarëve vidhen apo përdoren si mjet për të ndihmuar oligarkët dhe për t’iu bërë barrë bizneseve te tjera. Me pak fjalë buxheti ka vite që është kthyer në një tepsi qokash karshi oligarkëve, tendera për to, koncesione për to, PPP për to. A e kanë mbyllur me kaq?!

Kur mendon se ke parë gjithçka bëhu gati të shohësh dhe më shume. Fotokopja pa ngjyrë e Ramës, Erion Veliaj, ka dërguar një shkresë në kuvendin e Shqipërisë duke kërkuar që 36 mln eurot e taksave të shqiptarëve të përdorën për projektin e Teatrit me Kulla që do të ndërtojë aty ku ndodhej dikur Teatri Kombëtar. “

Tabaku premton se Teatri Kombëtar do të ndërtohet aty ku ishte.

Aktualisht Komsioni i Ekonomisë po shqyrton buxhetin për vitin 2021. Kryebashkiaku Veliaj i ka kërkuar Kuvendit të parashikojë në buxhetin 2021, 36 milionë euro financim për ndertimin e Teatri Kombëtar.

Nderkohe Kompania A&E Engineering fitoi tenderin për projektimin dhe studimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Shpallja e fituesit u publikua më 5 tetor në Agjensinë e Prokurimeve. Ky tender, me vlerë rreth 500 mijë euro u zhvillua nga Bashkia Tiranë gjatë korrikut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>