
Partia Demokratike premtoi se do të anullojë koncesionin e Porto Romanos dhe do të vendosë para drejtësisë përgjegjësit.
“Parlamenti dhe qeveria e re e dalë nga votat e shqiptarëve do ta anullojë këtë vendim të paligjshëm dhe do t’i vendosë të gjithë përgjegjësit para drejtësisë”, shkruan PD në një deklaratë për shtyp.
Gjithashtu, PD përshendetin vendimin e Presidentit Meta për kthimin e koncesionit të “Porto Romano”.
PD e quajti koncesionin për të ndërtuar “një port privat për oligarkët e Edi Ramës”.
“Vendimi i Presidentit është i drejtë dhe mbron interesin publik duke mos lejuar grabitjen dhe faljen e pasurive të vendit pa garë dhe në kundërshtim me ligjin tek një grusht klientësh të hajdutit ordiner Edi Rama”, shtoi PD në deklaratën e saj.