Partia Demokratike deklaroi qeveria ka paguar gjysëm milioni euro për inceneratorin e Fierit, ndërsa për qytetarët pagoi mesatarisht nga 10 euro.
Në një deklaratë për shtyp, Dorian Teliti u shpreh se:
“Qeveria i ka paguar vetes dhe bandës së tij tek inceneratori i Fierit rreth 500 mijë euro vetëm dje. Janë gjysëm milioni euro për 5 njerëz, ndërkohë që për qytetarët nuk ka më asnjë ndihmë tjetër. Për vete marrin 500 mijë euro me një dorë, qytetarëve në ditën e tyre më të keqe i pagoi mesatarisht nga 10 euro dhe as nuk ka ndërmend të shtijë asnjë qindarkë më shumë.”
Teliti pohoi se deri më tani inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë euro, ndërsa vetëm ditën e djeshme 1568 familje nuk morën pagesën 40 mijë lekëshe.
“Deri tani, për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës janë paguar 9.1 milionë euro nga taksat e shqiptarëve.Vetëm ditën e djeshme 1568 familje nuk patën mundësi të merrnin pagesën 40 mijë lekëshe, pasi paratë e tyre shkuan në xhepat e Inceneratorit të Fierit, duke e paguar këtë të fundit me 510 mijë euro nga paratë e taksapaguesve.”