PD: Qeveria ka manipuluar shifrat e borxhit publik

PD: Qeveria ka manipuluar shifrat e borxhit publik

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë se kanë manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke ulur shifrën e borxhit publik.

Duke iu referuar raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit, në një deklaratë për median nga selia e PD-së, Zonja Tabaku deklaroi:

“Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit zbulon se qeveria ka gënjyer dhe manipuluar të dhënat e buxhetit të shtetit, duke fshehur 610 milionë euro borxh.

Qeveria ka vazhduar të gënjejë shqiptarët dhe institucionet ndërkombëtare duke pohuar se kanë ulur borxhin publik, në 67.2 për qind.

E vërteta është se borxhi publik është 71.6 për qind dhe ky sërish nuk është borxhi real përfundimtar, pasi aty nuk është përfshirë borxhi 2,2 miliardë euro nga PPP-të korruptive. 

Nëse do të llogariteshin në mënyrën e duhur dhe sipas standarteve të kërkuara nga FMN dhe Banka Botërore, atëherë vlera reale e Borxhit Publik do të ishte 81 për qind.”

Sipas ish-deputetes, borxhi i fshehur prej 610 milionë eurosh, i kushton çdo shqiptari 200 euro.

Zonja Tabaku tha se manipulimi i të dhënave zyrtare është vepër e rëndë që vë në rrezik të paprecedentë buxhetin e shtetit.

Disa nga borxhet që janë fshehur në llogaritjen e borxhit publik nga qeveria janë:

 – Detyrimet për investime, vendime gjygjësore në shumën rreth 173 milionë euro;

 – Detyrimet për rimbursimin e TVSH-së në shumën rreth 169 milionë euro;

 – Borxhe për tatim ftim ndaj biznesit në shumën rreth 124 milionë euro;

 – Detyrime gjyqësore në avokaturën e shtetit në shumën rreth 124 milionë euro;

 – Detyrime gjyqësore ndërkombëtare në shumën rreth 26 milionë euro.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>