PD: Qeveria përgjegjëse për infektimin e personelit mjekësor

Nga Exit News
PD: Qeveria përgjegjëse për infektimin e personelit mjekësor

Partia Demokratike përmes Mirela Tabaku akuzoi qeverinë si përgjegjësen kryesore për infektimin e personelit mjekësor me Covid-19 pas hapjes së vendit.

“Dështimi për të mbajtur nën kontroll situatën në spitale ka pasoja direkte për shëndetin e qytetarëve”, tha zonja Tabaku në një deklaratë për median.

PD i bëri thirrje Kryeministrit Rama të pushojë nga puna Ministren e Shëndetësisë Manastirliu, duke i thënë se duhet “të gjejë një ministre tjetër që ka prioritet shëndetin e qytetarëve, jo karrigen e vet, dhe të marrë masa urgjente që spitalet të mos jenë vatra infeksioni për qytetarët”.

Infektimi i mjekëse, sipas Tabakut ka ndidhur për shkak se qeveria “nuk ka siguruar masat e duhura mbrojtëse; nuk ka bërë testime virologjike dhe serologjike për mjekët dhe pacientët”. Gjithashtu, ajo theksoi se një faktor tjetër është edhe “injorimi i zëri i ekspertëve dhe zëri konstruktiv i opozitës”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>