PD: Qeveria punon për vete jo për qytetarët

Nga Exit News
PD: Qeveria punon për vete jo për qytetarët

Përfaqësuesi i PD-së, Helidon Bushati dhe kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi kanë takuar sot banorë në Shkodër të prekur nga përmbytjet.

Banorët u shprehën se për 8 vjet qeveria nuk ka investuar në Shkodër.

Bushati deklaroi se qeveria ka trefishuar pasurinë dhe nuk mendon për qytetarët. Ai shtoi se qytetarët kanë nevojë për ndryshim.

Kjo qeveri nuk do t’ia dijë për ju. S’ka bërë asgjë në 8 vjet. Ekonomia shkatërrohet, papunësia rritet, varfëria ulur këmbëkryq, ata në qeveri trefishojnë pasuritë. Kjo është një qeveri që punon për vete. Prandaj, duhet të themi mjaft. Duhet ndryshimi, se nuk vazhdohet me një qeveri që mendon vetëm për vete”

Ndërkohë që kryebashkiakja Ademi u shpreh se me vetëfinancim Bashkia e Shkodrës ka pastruar 78 përqind të kanaleve të dyta dhe të treta në qytet. Ajo shtoi se nëse qeveria do të investonte do të kishte kanale kullimi mjaft të mira.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>