PD: Qeveria, shpërblim qesharak pensionistëve këtë fundvit

Nga Exit News
PD: Qeveria, shpërblim qesharak pensionistëve këtë fundvit

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se po jep një shpërblim qesharak për pensionistët këtë fundvit.

Në një postim në Facebook, Dorian Teliti shkruan se qeveria ofron ndihmën më të vogël ekonomike në botë.

“Rama, një histori 7-vjeçare dështimesh e premtimesh të rreme. Në rradhë e të dëshpëruar, 670 mijë pensionistë shqiptarë të mbetur në mëshirë të një shpërblimi qesharak prej 50 mijë lekësh.

Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës.”

Teliti shkruan se çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, “duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra.”

Ai shton se në 25 prill qytetarët do nisin një kapitull të ri të ekonomisë dhe jetesës në Shqipëri.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>