PD: Qeveria të sqarojë çfarë bëri për të parandaluar vdekjen e 24 qytetarëve në Thumanë

Nga Stafi i Exit
PD: Qeveria të sqarojë çfarë bëri për të parandaluar vdekjen e 24 qytetarëve në Thumanë

Partia Demokratike i kërkon qeverisë të japë shpjegime se çfarë bëri pas tërmetit të 21 shtatorit për të parandaluar vdekjen e 24 qytetarëve në dy pallatet që u rrëzuan në Thumanë.

Përmes një postimi në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i drejtoi 5 pyetje publike Kryeministrit:

  1. A u verifikuan pallatet pas tërmetit të 21 Shtatorit?
  2. Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?
  3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit?
  4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve?
  5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor?

Zoti Bardhi theksoi se “qeveria ka detyrimin të sqarojë pa vonesë opinionin publik, ndërsa prokuroria ka përgjegjësinë ligjore të hetojë për të nxjerrë përgjegjësit për humbjen e jetëve të 24 qytetarëve në dy pallatet e dëmtuara në Thumanë”.

Sekretari i PD-së thotë se “qeveria nuk mori asnjë masë konkrete pas tërmetit të 21 shtatorit për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, të cilët humbën jetën më 26 nëntor”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>