PD: QSUT vatër infeksioni, qeveria hesht

Nga Exit News
PD: QSUT vatër infeksioni, qeveria hesht

Partia Demokratike akuzoi qeverinë se hesht për faktin se QSUT është kthyer në vatër infeksioni.

Në një postim në Facebook, ish deputeti Bardh Spahia shkruan:

QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar.”

Ai shkruan se rritja e të infektuarve është tregues i keqmenaxhimit të qeverisë dhe kryeministrit.

“Rritja e numrit të të infektuarve, përfshi personelin shëndetësor, është treguesi më kokëfortë i keqmenaxhimit nga qeveria, e cila kujdeset vetëm për një fasadë të rreme.Rritja e numrit të të infektuarve është dështimi direkt i kryeministrit të varfërimit të shqiptarëve.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>