PD quan lirimin e Kajmakut skenar mafioz të parapërgatitur

Nga Exit News
PD quan lirimin e Kajmakut skenar mafioz të parapërgatitur

Partia Demokratike, nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi deklaroi se arrestimi dhe lirimi i ish-kryebashkiakut Kajmaku ishte një skenar mafioz.

Në një status në Facebook, Bardhi pohoi se gjithçka ishte e përgatitur duke theksuar se gjatë kohës që Kajmaku ishte në arrati, ai ka marrë 200 milionë lekë tendera.

“Një skenar mafioz u zbatua 24 orët e fundit nga qeveria dhe drejtësia për të lënë të lirë Agim Kajmakun e Vorës.

Policia bëri dje sikur e arrestoi papritur, pas një gjoja arratisje 7 mujore, ndërsa drejtësia, nën diktatin e qeverisë, e liroi sot nga burgu. Gjithçka ishte llogaritur që lulishtari i oborrit 1 milionë euro të Edi Ramës në Surrel të mos vuante asnjë ditë burg.

Gjatë kohës së “arratisë”, Agim Kajmaku u pagua 200 milionë lekë nga pushteti i Edi Ramës, duke vendosur rekord sesi një person që kërkohet nga policia, përfiton njëkohësisht miliona lekë nga tendera publikë.”

Reagimi i PD-së erdhi pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila zbuti masën ndaj Kajmakut nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Lajme te ngjashme