Partia Demokratike deklaroi të mërkurën përmes një postimi në Facebook se në 8 vite qeverisje kryeministri Edi Rama ka dështuar. PD u shpreh se “ Rama e la Shqipërinë në vendnumëro” dhe shtoi se ai “nuk mund të sjellë ndryshimin që i duhet vendit tonë për të dalë nga kriza ku ai e zhytin”.
PD shprehet se vendet rreth Shqipërisë kanë përparuar dhe shton se Shqipërua nuk ia doli pasi “u mor peng nga Rama”.
“Ka ardhur koha për ndryshim. Ne së bashku do ta sjellim këtë ndryshim dhe me 25 prill Shqipëria do të fitojë”, shprehet PD.