Partia Demokratike, përmes Albana Vokshit reagoi sot për përplasjen mes policisë dhe qytetarëve që mbrojnë Teatrin Kombëtar. “Këmbëngulja e Edi Ramës dhe e Erion Velisë për të shembur Teatrin Kombëtar nuk ka asnjë lidhje me artin. Është një akt korruptiv, që kërkon të vjedhë pronën publike”, tha Zonja Vokshi në nëj postim në Facebook.
Ajo tha se Teatri i përket qytetarëve dhe PD “është në krah të çdo qytetari dhe artisti që ka vënë të parin interesin publik dhe qendron kundër vjedhjes së pronës publike dhe pasurisë kombëtare”.
Bashkia Tiranë morri sot në dorëzim godinën e Teatrit Kombëtar, sipas vendimit të qeverisë të miratuar javën e kaluar. Policia Bashkiake vendosi vendimin e qeverisë në hyrje të godinës dhe kërkoi largimin e artistëve dhe qytetarëve që rrijne aty prej me shumë se sa një viti.