
“Rama e do mandatin e tretë që të vazhdojë të çojë paratë te ortakët e tij”, deklaroi PD për median, në përgjigje të akuzave të kryeministrit Rama se qeveria demokratike nuk ka investuar në spitale.
PD shkroi se paratë e koncësioneve të shëndetësisë do të mjaftonin për të ndërtuar të gjitha spitalet e vendit. Me paratë e koncesioneve, sipas PD-së, Rama do të kishte paguar të gjitha shpenzimet e ilaçeve kovid për qytetarët.
Kryeministri Rama tregoi sot në facebook, foto nga ndërtimi i spitalit të Fierit, i cili po kryhet me financim te Turqisë.