Ish-zëvendëskryeministrja e PD-së në qeverinë teknike 2017, Ledina Mandija ka akuzuar qeverinë se nuk ka për qëllim të zgjidhë problemin e pronës.
Ajo tregon se Kryeministri Rama ka ndryshuar sërish skemën e kompesimit të pronës.
“Rama e gjeti skemën e kompensimit me 100% të vlerës, e dërgoi në 20% të vlerës dhe sot dëshiron ta çojë në 10% të vlerës”, tha Mandija në një deklaratë për median.
“Tashmë përmes një VKM-je ajo sërish po ndryshon skemën e kompensimit të ndryshuar në Dhjetor 2017.
Përpos kësaj, qeveria që ka shpërndarë 120 mln euro për PPP korruptive po mendon një tjetër skemë për të rivlerësuar vendimet e GJEDNJ”, shkruan Mandija.