Partia Demokratike akuzon kryeministrin Rama se ka kontribuar me qëllim për krijimin e gjendjes emergjente të mbetjeve në bashkitë e Durrësit për t’i detyruar ato që të lidhin kontrata me landfilldin e Sharrës.
Qeveria vendosi që të paguajë kostot shtesë për trajtimin e mbetjeve të bashkive të Qarkut Durrës.
Vendimi vjen pasi Këshillat Bashkiakë të Kavajës dhe Durrësit i kanë kërkuar qeverisë të financojë depozitimin e tyre në landfilldin e Sharrës.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD, Ina Zhupa tha se Rama ka krijuar kushtet që të krijohet një krizë me mbetjet në Durrës dhe më pas ka propozuar një zgjidhje duke financuar nga buxheti i shtetit depozitimin e mbetjeve të bashkive.
PD i kërkon SPAK të hetojë menaxhimin e mbetjeve në qytetin e Durrësit.
Më 12 korrik PD e akuzoi qeverinë për krijimin e një skeme për dërgimin e mbetjeve në landfillimin e Sharrës me çmimi 40 euro për ton, 3 herë më shumë se tarifa e inceneratorit 29 euro për ton.