Partia Demokratike ju përgjigjë akuzave të kryeministrit Edi Rama se lejimi i grumbullimit të qytetarëve në takimet elektorale është rrezik për përhapjen e virusit.
PD, në një reagim për median u shpreh se Rama është “kapur mat në panikun e humbjes”, ndaj “shqetësohet çdo ditë për mikpritjen e shqiptarëve për Lulzim Bashën”.
“Edi Rama e ka kuptuar që shqiptarët duan ndryshimin dhe askush nuk e ndal dot më këtë. Humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz dhe për këtë ai sulmon takimet tona elektorale”, vazhdon deklarata e PD-së.
PD thekson se aktivitete po kryehen sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi:
“PD është parti që funksionon sipas rregullave dhe ligjeve në fuqi. Kërcënimet dhe keqinformimet e Edi Ramës nuk e ndalojnë dot rrugën drejt fitores së Partisë Demokratike. Në 25 prill rama do të humbë dhe Shqiperia do të fitojë”.